Rreth meje

Filmbërës dhe Drejtor i fotografisë

Unë jam një filmbërës, drejtor i fotografisë, fotograf dhe montazhier me shumë vite përvojë duke punuar në prodhime mediale dhe televizione. Fusha ime e punës është e përfshirë në film, reklamë televizive, videospot muzikor, prodhim e menaxhim televiziv si dhe transmetim të drejtpërdrejtë.

 

Jam themelues i Maestro Production në vitin 2004 dhe bashkëthemelues i Envinion në vitin 2010, jam edhe themelues i kanalit kabllor të muzikës NEXT Television dhe jam organizator i disa festivaleve dhe projekteve artistike. Puna ime është e përfshirë në shumë vende të botës si: SHBA, Kanada, Australi, Angli, Gjermani, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, etj.

 

Kam qenë pjesëmarrës në shumë festivale të filmave, dokumentarëve dhe videospoteve muzikore ku edhe jam shpërblyer me punën time si regjisor, drejtor i fotografisë apo montazhier.

line
bullet1Producent dhe Regjisor

Si producent dhe regjisor në dy dekadat e fundit kam prodhuar dhjetëra filma artistik, reklama televizive, videospote muzikore, filma dokumentarë dhe emisione televizive. Kam punuar me ekipe, produksione dhe televizione në shumë vende të botës duke i prezantuar punët edhe në festivale ndërkombëtare.

bullet2Drejtor i fotografisë

Pasioni im është fotografia, veçanërisht ajo lëvizëse. Në partneritet shumëvjeçarë me producentë dhe regjisorë të ndryshëm, kam qenë i angazhuar si drejtor i fotografisë duke i dhënë prodhimeve pamje vizuele të kënaqshme për të gjithë. Kam njohuri në kamerat e RED, Blackmagic, Sony, Panasonic dhe Arri.

bullet3Fotograf dhe Retouch

Fotografia është pjesa më e këndshme e punës sime. Kam mundësi të hapura të imagjinoj dhe realizoj gjithçka që më shkon në mendjen time në një horizont pa kufi. Përpunimi i fotografive është një punë që sot e kam perfeksionuar pas shumë viteve dhe qindra projekteve. Punoj me kamerat e Canon dhe Nikon.

bullet4Montazhi dhe Ngjyrat

Puna ime më e rregullt dhe më dinamike është montazhi. I përshtatem shumë lehtë klientit për të realizuar një produkt final sa më të afërt prej kërkesave të tyre. Produkti final përshinë edhe korigjimin e njgyrave, që është një shpërbim të cilin e punoj më shumë kujdes dhe precizitet. Punoj me programet Davinci Resolve, Adobe Premiere, After Effects dhe Final Cut Pro.

Partnerët

Produksione dhe Agjencione

Rekomandime

Komente nga klientët dhe partnerët

Arben Jashari
Instruktor i fitnesit

 

“Shërbim i shkëlqyer. Isha shumë i impresionuar me fotografitë dhe shumë i kenaqur me pamjet. U befasova shumë me kualitetin e fotografive. Në përgjithësi një eksperiencë shumë e mirë për mua dhe ti më bëre të ndihem i relaksuar dhe i veçantë. Me kënaqesi kam dëshirë të bëshkepunoj me ty përseri në të ardhmen.”

Leonora Rugova
Dramaturge

 

“Jeni ndër përsonazhet qe të ngjallin emocion të mirë artistik dhe profesional. Gjatë bashkëpunimit me ju jam njohur dhe kam mësuar gjëra dhe sisteme të cilat ishin të panjohura për mua. Me gjithë qejf do vazhdoja të bashkëpunoj me artistë të tillë siç jeni ju! Kisha dashtë dhe lutëm qe të kemi më shumë artistë shëmbuj si personaliteti dhe puna juaj!”

Hajrullah Ramizi
Aktor & Producent në Puzzle Production

 

“E njoh Clirim Uskanën që nga viti 2011 si një person të sinqertë, të besueshëm, punëtor dhe të ndërgjegjshëm. Ai është drejtori i fotografisë më i mirë që kam njohur ndonjëherë dhe një regjisor i shkëlqyeshëm. Ai gjithmonë punon në perfeksion, është i dashur dhe ka sens për humor, gjë që është shumë me rëndësi gjatë punës së vështirë.”

Adem Ramadani
Menaxher në Trejat

 

“Jam shumë i impresionuar nga bashkëpunimi me Clirimin tash e shumë vite. Konsultimet dhe idetë e tij janë shumë të vlefshme dhe gadishmëria e tij gjithmonë është e madhe. Është person i përpiktë, i saktë dhe me rezultate pozitive. Faleminderit që gjithmonë je aty.”